Marotta zbulon të ardhmen e mesfushorit turk

Në ambientet e Interit është kthyer “pllaka” përsa i përket situatës së Hakan Calhanoglu. Mesfushori turk pas përfundimit të sezonit, ishte i prirur të largohej nga zikaltrit për t’u transferuar në Superligën turke.
Calhanoglu kishte një marrëveshje gati të kryer me Galatasarayn, por negociatat kanë ngecur. Është vetë presidenti i Interit, Beppe Marotta i cili ka konfirmuar se mesfushori 31-vjeçar do të mbetet një lojtar i zikaltërve.
“Calhanoglu është lojtari ynë në çdo aspekt, ai do të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur”, shprehej Marotta. Siç raportojnë mediat italiane, rikthimi i turkut në kampin e Interit pritet të martën e ardhshme.