75 Mall Live Search
23:25 / E Shtunë, 13 Prill 2019 / indeksADMonline

Marquez siguron “pole position” në Amerikë para një super Rossi

Marc Marquez vazhdon të bëjë ligjin në Çmimin e Madh të Amerikës.

Spanjolli, në fakt, ka siguruar “pole position”-in e shtatë radhazi në pistën e Austin. Me kohën 2’03”787, ai ka mbajtur mbrapa një super Valentino Rossi (+ 0”273) dhe Honda-n LCR të Crutchlow (+ 0”360).

Zhgënjen Ducati, me Petrucci-n dhe Dovizioso-n që do ta nisin garën respektivisht nga vendi i 8-të dhe i 13-të.