Marquinhos nuk do të largohet nga PSG-ja

Futbollisti brazilian, Marquinhos, nuk do të largohet nga PSG-ja.
Gazetari Fabrizio Romano, raporton se Marquinhos do të vazhdoj kontratën me klubin francez, transmeton IndeksOnline.
Sipas tij, taashmë ka një marrëveshje mes palëve për një kontratë të re, e vlefshme deri në qershor të vitit 2027.
Nuk kishte dyshime se Marquinhos do të vazhdonte me PSG-në.
Mbrojtësi brazilian nuk donte kurrë të largohej nga Parisi./IndeksOnline/