75 Mall Live Search
13:45 / E Shtunë, 25 Maj 2019 / indeksADMonline

Marquinhos thumbon Mbappe: PSG është më e rëndësishme se ti

Bashkëlojtari i Mbappes te PSG, Marquinhos e ka thumbuar atë pas ndeshjes së fundit në Ligue 1.

Futbollisti brazilian ka thënë se askush nuk e ka kuptuar Mbappen se çfarë ka dashur të thotë në deklaratën e fundit, por që sipas tij skuadra është më e rëndësishme se sa ai.

“Ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm, ai është shumë i ri dhe shumë i fuqishëm. Por, Mbappe ka përgjegjësi për atë që e bën në fushë dhe atë që e thotë pas fushe.

Nuk e di se çfarë ka dashur të thotë në deklaratën e fundit. Duhet ta pyesni atë për të ia nxjerrun kuptimin e frazës.

Por, Mbappe duhet ta dijë se asnjë futbollist nuk është më i rëndësishëm se sa klubi.PSG është më i rëndësishëm se të gjithë lojtarët që mbajnë këtë fanelë” ka thënë Marquinhos./Indeksonline/