12:19 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Marramendja mund të predikojë demencën

Sipas një studimi të ri, njerëzit e moshës së mesme që ndjejnë vazhdimisht marramendje kur ngrihen në këmbë,  mund të kenë rrezik më të lartë të zhvillimit të demencës në fazat e mëvonshme të jetës.

Hipotensioni ortostatik mund të jetë një faktor rreziku për çmenduri apo demencë. Disa njerëz ndiejnë një ndjesi të marramendjes kur qëndrojnë në këmbë  dhe kjo gjendje quhet hipotension ortostatik , transmeton Indeksonline.

Ndërsa ngitemi për të qëndruar në këmbë, graviteti  bënë që gjaku bie në enët e mëdha të pjesës së poshtme të trupit,  duke shkaktuar një rënie të papritur të presionit të gjakut. Normalisht, sistemi nervor orkestron një përgjigje për të luftuar këtë, duke rritur të rrahurat e zemrës dhe ngushtimin e enëve të gjakut.

Megjithatë, në disa njerëz, ky mekanizëm nuk funksionon siç duhet, ose punon shumë ngadalë, duke çuar në uljen e gjakut në tru dhe për këtë shkak përballemi me një ndjesi marramendjeje.

Tek disa persona, krejt kjo gjendje është e lidhur me demencën apo çmendurinë, në raste të caktuara./Indeksonline/