75 Mall Live Search
13:01 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / A. M.

MARRE! Ibrahim Kelmendi i gëzohet shkuarjes së Thaçit në Hagë: Urime çlirimi…!

Ish-kreu i LPK-së, Ibrahim Kelmendi ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Specialja për presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Pak pasi Thaçi bëri të ditur se iu është konfirmuar aktakuza dhe ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit, Kelmendi në Facebook ka shkruar “Urime Kosovë për çlirimin nga gjarpri”.

Përveç presidentit, dorëheqje ka dhënë pas konfirmimit të aktakuzës edhe kreu  i PDK-së, Kadri Veseli.

Aktakuza dje iu është konfirmuar edhe ish-kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqit dhe shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi

Flet Ibrahim Kelmendi për vrasjen e vëllait, tregon se në kë dyshon - Bota  Sot