75 Mall Live Search
10:36 / E Enjte, 09 Shtator 2021 / C E

Marre, Kosovë – Spanjë u luajt në “Fadil Vokrri”, por FFK e la pa bileta familjen e Vokrrit

Kosova mbrëmë zhvilloi ndeshjen kundër Spanjës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Me një numër të limituar të tifozëve në tribuna, FFK nuk u kursye që të rezervoj vendet VVP për krerët e shtetit dhe familjarët e tyre, shkruan Indeksonline.

Kryeministri së bashku me disa ministra dhe Presidentja me familje ishin të pranishëm në dy ndeshjet e fundit të Kosovës, ku Dardanët barazuan me Greqinë dhe u mposhtën në Prishtinë nga Spanja.

E në stadiumin që mban emrin e legjendës “Fadil Vokrri” nuk kishte vend për familjen e tij.

Burimet e Indeksonline tregojnë që FFK nuk arriti të siguroj bileta për familjen e Fadil Vokrrit, gruas dhe djemve të tij.

Familja e legjendës së futbollit kosovar është përdorur shpesh herë për “politikë” nga krerët e FFK-së.

FFK me këtë rast po tregon se më e rëndësishme është vardisja ndaj pushtetit sesa rrespektimi i atyre që kontribuan që kjo federatë është aty ku është. /IndeksOnline/