Marre, Mjekësia Ligjore lë trupin e pajetë të Dacit pesë orë në Brezovicë
Zëvendësministri i Ministrisë së Diasporës, Arian Daci vdiq pasi një ortek i borës e zuri atë në Brezovicë.
Rasti ndodhi dikund rreth orës 15:00, mirëpo, trupi i tij qëndroi aty për pesë orë.

Kjo për shkak se Ekipi i Mjekësisë Ligjore që ka për detyrë kryerjen e obduksionit, vonoi të shkonte nga Prishtina për në Brezovicë, transmeton Indeksonline.

Ani pse për të shkuar deri atje në kushte normale duhen një orë, për Mjekësinë Ligjore iu deshën pesë orë për të arritur të hoteli ku e kishin futur trupin e pajetë të Dacit.
Kjo tregon papërgjegjësi dhe joseriozitet nga ana e Mjekësisë Ligjore që e lanë trupin e pajetë të Dacit të priste kaq gjatë në bodurimin e hotelit.
Kujtojmë që Daci ka shërbyer si zëvendësministër në Qeverinë Haradinaj që nga nëntori i vitit 2017.
Ai pas vetës ka lënë gruan Meritën dhe dy djemtë e tij.

Daci për të gjithë njihet si skiator mjaftë i mirë dhe i pasionuar pas këtij sporti./Indeksonline/
