“Marre për ni vaksinë me shku në hasëm”, flet familjari i të riut nga Podujeva që u kafshua nga gjarpri

I riu Fatbardh Hyseni nga Podujeva, është detyruar të kërkojë shërim në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, pasi në Qendrën Klinike Universitare nuk kishte serum kundër helmimit.
Familjari i Fatbardhit tregoi që për të marrë atë serum ishin edhe në FSK, mirëpo as aty nuk kishte, shkruan Indeksonline.
Tutje, ai bëri apel ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë, që të shikojë për popull.
“Marre për popull, për ni vaksinë me shku në hasëm“, u shpreh ai.
“Te FSK jam shku, jom hi aty, më kanë prit shumë mire. Faleminderit prej FSK-së, në Emergencë Prishtinë nuk ja di për faleminderit. I bëj apel ministrit Arben Vitisë që të kqyr per popull mos të kqyr për veti.
Nuk ka pas as te FSK serum. E kemi dërgu në spitalin e Mitrovicës së Veriut, u ndal aty, e ka marrë gjilpanën kundër helmimit të gjakut.
Gjendja është më mirë, sa e majn në spital nuk e di as vet. Marre për popull, për ni vaksinë me shku në hasëm. S’kom gjet kerkun as në barnatore. Bëj apel që harxhimet Fatbardhit të ja paguaj shteti jonë“, tha familjari i të riut për Kanal 10./Indeksonline/