Marre, rrahje në mes të rrugës, bllokohet komunikacioni në Prishtinë

Një rast i turpshëm është parë sot në një nga rrugët e Prishtinës. Saktësisht tek rruga që dërgon në Taukbashqe, një person shihet se ka bllokuar komunikacionin duke ndalur veturën në rrugë për të sulmuar një person tjetër fizikisht në veturën krah tij.
Agresiv dhe me bluzë të zhveshur, qytetari i pandërgjegjshëm shihet duke tentuar ta nxjerrë nga vetura një qytetar që ishte në komunikacion.
Siç shihet, një person i ndërgjegjshëm është futur në mes dhe tenton të kontrollojë situatën. Nuk dihet ende se për çfarë arsye ka ardhur deri tek ky moment i turpshëm./Indeksonline/