19:15 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Marre, shikojeni stadiumin e skuadrës të Superligës, kjo është absurde

Stadiumi i skuadrës së KEK-ut, më së paku e meriton ta ketë këtë epitet. Stadiumi “Agron Rama” është në gjendje katastrofale dhe me këtë infrastrukturë, rrezikon edhe shëndetin e futbollistëve prezentë.

Madje, futbollistët e Dritës që kanë luajtur sot në këtë stadium në përballjen me KEK-un kanë treguar më shumë për gjendjen reale të enterierit.

“Mure të copëtuara që vetëm pritej të shkëputeshin mbi kokat tona. Hapësirë që garanton qëndrimin për vetëm 8-9 persona. Aromë tejet e rëndë e cila të ngulfatë, madje gjetëm edhe copa të bukës që mesa duket kishin mbetur nga ushqimi i ndonjë qeni që është mbajtur aty.

Mos të flasim për banjot dhe kushtet tjera aty. Nuk e fajësojmë skuadeën e KEK-ut, por duhet që të ndërrmeret diçka para se të shpërndahet ndonjë epidemi apo dikush të pësojë nga copat e murit”, thonë disa futbollistë të Dritës në kushte anonimiteti.