07:59 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Marrëdhënia jonë mori fund që kur shoqja toksike e të dashurës hyri në jetën tonë

Një djalë shkruan për ”The Guardian”

Unë dhe e dashura ime kemi katër vite bashkë. Një vit më parë ne u zhvendosëm nga Londra në një qytet më të vogël.  Një ditë në një bar njohëm një grua e cila me sa dukej kishte dëshirë që të miqësohej me ne. Me kalimin e kohës kuptova që ajo shpesh i joshte çiftet për të kryer marrëdhënie me të.  Nuk vonoi shumë dhe më bëri dhe mua një propozim të tillë, sigurisht që refuzova. Që prej atij momenti ajo më injoron dhe sillet shumë keq me mua. Nga ana tjetër e dashura ime ka  vuajtur nga disa probleme të shëndetit mendor dhe shpesh ka ndjesi faji dhe turpi.

Kjo do të thotë se ajo e ka shumë problem që t’i thotë jo dikujt. Kjo grua e detyron atë që t’i blejë ushqim si dhe që t’i tregojë  detaje në lidhje me marrëdhënien tonë. Këto detaje shumicën e kohës kanë të bëjnë me jetën tonë seksuale. Ajo i bën presion të dashurës sime që ne  të kryejmë marrëdhënie seksuale disa herë në javë. Unë mundohem që ta mbështes të dashurën time, por kjo grua e ka bërë që ajo të ketë mendime të dyshimta në lidhje me mua. Unë po e shoh që miqësia me atë grua po ndikon në sjelljen e partneres sime, po ndjehem si “ i dashur me qera” dhe kjo gjë më bën të ndjehem shumë keq.

Përgjigjia nga redaksia e ”The Guardian”

Kjo grua me sa po shohim duket si një personazh nga i cili mund të frymëzohen shumë filma thrriller. Me sa duket kjo grua ka disa aftësi manipulative, të cilat po i përdor për të futur në një lloj gracke të dashurën tuaj. Thonë që nuk duhet t’i kontrollojmë partnerët tanë, por kur vjen puna tek zgjedhjet që duhet të bëjmë në jetë opsionet janë të limituara. Shpesh e vetmja gjë që duhet të bëjmë me njerëzit që bien pre e manipulatorëve është të presim  që ata ta pësojnë në mënyrë që të nxjerrin dhe mësime nga kjo.

Nëse ju realisht e konsideroni të dashurën tuaj si pre të lehtë për këtë grua manipulatore, apo për personat e tjerë, mund ta ndihmoni atë duke i këshilluar që të shkojë tek një terapist. Duhet dhe që ta vendosësh veten  edhe në vendin e saj, me shumë mundësi  e dashura juaj qëndron në shoqërinë e saj pasi nuk ka asnjë mikeshë tjetër.  Nëse ju dilni më shpesh bashkë ose njihni miq të rinj kjo mund të ndihmojë që e dashura juaj të distancohet disi nga kjo grua toksike, e cila po ndikon në shkatërrimin e lidhjes suaj.