12:37 / E Mërkurë, 13 Prill 2022 / C E

Marrëdhënia Juve-Morata në pikëpyetje, Arsenali bën gati ofertën për spanjollin

E ardhmja e Alvaro Moratës te Juventusi është në dyshim, pasi palët akoma nuk kane vendosur nëse do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre apo sulmuesi do të largohet nga “Allianz Juventus Stadium”.

Morata dëshiron të qëndrojë në Seria A dhe të mbajë veshur fanellën e “Zonjës së Vjetër”, por Arsenali është gati të ofrojë 30 milionë euro për të nënshkruar me spanjollin dhe do e tundojë atë të pranojë ofertën e “Topçinjëve”.

Zonja e Vjetër ka investuar tashmë 20 milionë euro në transferimin e përkohshëm të lojtarit në vitin 2020 dhe nuk është i gatshëm të ofrojë më shumë se 15 milionë euro për ta nënshkruar atë në një marrëveshje të përhershme.

Sipas “Corriere dello Sport dhe SportMediaset” , Arsenali është gati t’i ofrojë 30 milionë euro Atletico Madridit për të nënshkruar me Moratan në verë.

Kjo do të mjaftonte për të bindur Los Colchoneros të shesin Moratan, kontrata e të cilit në “Ëanda Metropolitano” skadon në vitin 2023.

29-vjeçari dëshiron të qëndrojë në Torino, por është i vetëdijshëm se e ardhmja e tij në klub nuk varet nga ai.