14:36 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

Marrëdhënia në çift: Rastet kur një gënjeshtër s’është mëkat!

Sipas studimeve, është okej të thuash gënjeshtra të bardha herë pas here, sidomos nëse këto gënjeshtra ndihmojnë në shmangien e konflikteve apo problemeve në çift. Për këtë kemi listuar rastet në të cilat nuk konsiderohet mëkat të gënjesh.

Kur jeni në një marrëdhënie abuzive
Nëse po mundoheni të dilni nga kjo marrëdhënie apo të kërkoni ndihmë, mund t’ju duhet të gënjeni për telefonatat, kontaktet apo edhe vendndodhjen. Mos u ndjeni në faj sepse në këtë rast thjesht po bëni atë që është më e mira për ju.

Marrëdhënia në çift: Rastet kur një

Kur partneri ju pyet për ndjenjat e së kaluarës
Ndonjëherë pyetje për persona të tretë krijonë debat dhe vënë në rrezik marrëdhënien. Prandaj nëse nuk keni qëllime të ndaheni, një gënjeshtër e tillë do t’ju kursejë mërzitje dhe inate të panevojshme me njëri-tjetrin.

Marrëdhënia në çift: Rastet kur një

Kur po ndaheni dhe s’doni ta mërzisni akoma më shumë
Të merrni nismën i/e pari/a për t’u ndarë nuk është e thjeshtë prandaj duhet të gjeni mënyra të zgjuara për ta bërë. Kjo do të thotë të mos rendisni një listë me shkaqet sepse doni të ndaheni, por mbase të jepni ndonjë arsye më diplomatike duke fajësuar rrethanat.

Marrëdhënia në çift: Rastet kur një

Kur doni të ndaloni një debat
Kur po diskutoni me tone të larta zëri, krijohet shumë tension dhe stres. Duhet ta mendoni mirë nëse tema mbi të cilën po debatoni është kaq e rëndësishme apo jo. Nëse nuk është, e mira është që t’i qetësoni gjakrat duke rënë dakord edhe nëse nuk jeni.

Marrëdhënia në çift: Rastet kur një

Kur partneri ju dhuron diçka që nuk ju pëlqen
Duhet të jeni të sjellshëm edhe në këtë rast. Mendoni për të gjithë kohën dhe mundin që ka shpenzuar për t’ju bërë të lumtur, a nuk e meriton një falenderim të paktën për mendimin?

Marrëdhënia në çift: Rastet kur një

Kur doni të anuloni një takim pa një arsye të fortë
Ndoshta nuk ndiheni shumë mirë apo thjesht keni nevojë për pak kohë për veten, gjë që mund të ngjajë si një justifikim. Për të shmangur këtë situatë të sikletshme, më e mira do të ishte të krijonit një arsye për të mos lënduar ndjenjat e personit tjetër.

Marrëdhënia në çift: Rastet kur një

Kur nuk ju pëlqejnë rrobat dhe modeli i flokëve të partnerit
Shijet janë personale dhe nuk mund të gjykoni dikë mbi bazën e tyre. Nëse kalon mirë me një person dhe ka shumë anë të tjera që ju pëlqejnë, mund të mundoheni ta anashkaloni.

Marrëdhënia në çift: Rastet kur një