08:15 / E Hënë, 18 Tetor 2021 / C E

Marrëdhënia Wanda-Icardi merr tjetër kthesë, e zbulon sulmuesi në rrjetet sociale

Krisja në marrëdhëniet mes Mauro Icardit dhe Wanda Narës, ishte mjaftueshëm e fortë sa për të bërë xhiron e botës, por jo sa për të sjellë divorcin.

Sulmuesi argjentinas u trondit jo pak ng postimi i bashkëshortes në Instagram dhe kërkoi menjëherë lejë nga klubi i PSG-së për të fluturuar drejt Milanos, ku duket se ka bërë paqe me Wandën.

Si të mos kishte ndodhur asgjë, Icardi postoi në rrjetet sociale foto me bashkëshorten e tij, të cilën e uron edhe për ditën e mamasë, teksa duket se tashmë paqja mes të dyve është vendosur sërish.