Marrëdhënie e tensionuar, Bread Pittit, çoi të dashurën aty ku u martua me Angelina Jolien

Kur dukej se çdo gjë po shkonte mirë dhe terapia familjare po funksiononte, gjërat midis Angelina Joliesë dhe Brad Pittit janë prishur sërish.
Dyshja e ka ndërprerë terapinë familjare dhe është planifikuar një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijêve muajin e ardhshëm.
Ata kishin arritur një marrëveshje, por duket se marrëdhënia e tyre është tensionuar sërish, ndërsa Angelina është kundër kujdestarisë 50 me 50, sipas UsWeekly. Angelina dëshiron të zhvendoset me fëmijët në Britani të Madhe, ndryshe nga Bradi që jeton në Los Angeles.

Lajmet për prishjen e marrëdhënieve midis tyre erdhën pasi Bradi e çoi të dashurën e tij të re, modelen Nicole Poturalski, 27 vjeçe, në vendin ku kurorëzoi dashurinë me Angelina Jolien, Château Miraval.
Aktores i është dukur një gjest mjaft i ulët ky, pasi ajo do dëshironte që Bradi ta mbante marrëdhënien e tij sa më private dhe dinjitoze e jo të lëvizte hapur.