07:21 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

“Marrëdhëniet Beograd-Prishtinës është një prej çështjeve kryesore jo vetëm për rajonin, por edhe më gjerë”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se marrëdhëniet Beograd-Prishtinë është një nga çështjet qëndrore jo vetëm për rajonin, por edhe më gjerë.

Vuçiq foli poashtu edhe për konferencën që u zhvillua në Mynih, ku përballë pati presidentin kosovar, Hashim Thaçi.

Ai tha se ishin interesat serbe ato që e vunë në diskutim me të përgjatë kësaj konference, duke shtuar se padyshim kishte disa gjëra që ishin të vështira për t’iu përgjigjur.

“Unë kam shumë energji dhe përpjekje për të investuar. Dikush mund të mendoj se ishte e lehtë dhe e thjeshtë, por jo. Ishte një panel shumë i rëndësishëm dhe kam parë se si njerëz shumë të rëndësishëm ishin në audiencë dhe po transmetohej thuajse në gjithë botën dhe normalisht ishte e vërtetë se në disa pyetje ishte vështirë të përgjigjesha”, ka thënë Vuçiq, transmeton Indeksonline.

“Pastaj u pyeta për rastin e vëllezërve Bytyçi. Unë gjithmonë kam diskutime të rënda. Ata kanë të drejtë kur pyesin për një krim të rëndë që është kryer 15 vite më parë. Kjo nuk është zgjidhur qe 15 vite dhe ne kemi nevojë për ta rregulluar atë. Por nuk mund të ndërmarrë ndonjë masë dhe arrestim mbi bazën e raportimit të disa mediave, pa prova”, ka shtuar Vuçiq.

Vuçiq shtoi se nuk duhet harruar që shumë nga vendet e mëdha të botës kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Se a do të ndryshojë Amerika apo Gjermani politikën e saj për Serbinë nuk dihet, por mua më duket se të gjitha kuptojnë mirë problemet që kemi dhe se shpesh e shohin edhe arrogancën e Prishtinës”, shtoi Vuçiq./Indeksonline/