14:01 / E Diele, 08 Dhjetor 2019

Marrëdhëniet që mund të bëhen të dëmshme sa që duhet ta mendoni seriozisht ndarjen

Sipas statistikave më shumë se 12 milionë njerëz vuajnë nga dhuna e parnerëve çdo vit.

Ky numër është tronditës, siç është fakti që abuzimi nuk është shenja e vetme e një marrëdhënie të keqe. Izolimi, ndjenja e frikës e madje edhe ndjenja e një përgjegjësie të tepruar janë sinjale që duhet t’i mendoni dy herë para se të vazhdoni lidhjen me partnerin tuaj.

Shenjat që tregojnë se nuk do të ketë marrëdhënie të mirë janë:

Partneri juaj mundohet të ju kontrollojë në çdo mënyrë.

Partneri vazhdimisht ju fyen, poshtëron ose edhe ju kërcnon.

Ju fajsojnë gjithmonë ju për gabime.