75 Mall Live Search
09:17 / E Hënë, 25 Korrik 2022 / MSH

Marrëveshja 236 milionëshe, arsye e udhëtimit të Osmanit dhe Kurtit në ShBA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani Sadriu dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë vizitë do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në vlerë prej 236.7 milionë dollarë, për investimin më të madh ndonjëherë në fushën e energjisë. 

“Objektivi kryesor i këtij projekti është sigurimi i stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në Kosovë dhe tranzicioni në energji më të pastër në të ardhmen. Objektiv tjetër i projektit është edhe zhvillimi i shkathtësive në fushën e energjisë dhe ngritja e punësimit të grave në këtë fushë” thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Ndërkaq gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ata do të zhvillojnë edhe takime të tjera.