75 Mall Live Search
22:03 / E Mërkurë, 19 Tetor 2022 / AR

“Marrëveshja çështje javësh”, Musliu-Shoshi kërkon nga Kurti të raportojë në Kuvend

ariana musliu shoshi

I dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë, është çështje javësh. 

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi kërkon nga kryeministri Kurti që të raportojë në Kuvendin e Kosovës për qëndrimet e tij.

“Për ne që i besojmë Amerikës, marrëveshja finale është çështje javësh. Zoti Kryeministër, më në fund, a don me raportu në Kuvend të Kosovës?Si deputet /qytetar të kësaj Republike dojmë të ndegjojmë nga ti, sot, për çka qëndron!”, ka shkruar ajo./Indeksonline/