Marrëveshja e paqes është “më shumë se afër”, paralajmërimi i Trump në konferencë me Netanyahun

Presidenti amerikan Donald Trump ka nisur konferencën e përbashkët me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahun, duke thënë se marrëveshja e paqes është “shumë afër”.
Ai thotë se po punon ngushtë me Bibi Netanyahu për të arritur “paqe në Lindjen e Mesme”.
“Kjo është potencialisht një nga ditët më të mëdha ndonjëherë në qytetërim”, shton ai.
“Sot është një ditë historike për paqen”, shtoi ai tutje.
Ai thotë se ai dhe kryeministri i Izraelit sapo përfunduan një takim dhe më e rëndësishmja, ata folën për përfundimin e luftës në Gaza.
Trump thotë se ata po publikojnë formalisht planin e paqes me 21 parime, “i cili ka pëlqyer shumë, duhet ta them.”