20:10 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

Marrëveshja e Prespës ende në ‘ajër’, pa siguri në parlamentin grek!

Maqedonia sonte votoi ndryshimet kushtetuese në parlamentin e saj, ku e përfshirë ishte edhe ndryshimi i emrit sipas Marrëveshjes së Prespës.

Kjo marrëveshje e arritur mes Greqisë dhe Maqedonisë ende nuk është përmbyllur pasi që duhet të votohet edhe në parlamentin grek, transmeton Indeksonline.

Përkundër që kjo marrëveshje është kërkuar nga vet grekët, atje po shihet një pasiguri për ta votuar.

Përveç opozitës, kundër kësaj po flitet që është edhe një parti qeveritare.

Një ish-ministre e jashtme greke Dora Bakojanisi ka thënë se partia ‘Grekët e Pavarur’ është kundër marrëveshjes por vetëm së nuk e ka shprehur publikisht ende por do ta votoj për shkak se nuk ka zgjidhje tjetër.

Për të votuar marrëveshjen do të duhen 151 vota të 300 deputetëve. Qeveria greke ka vetëm 153 deputetë dhe këta numra nuk ofrojnë siguri të madhe.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ishte në vizitë këtë javë në Greqi, ku mbështeti marrëveshjen e arritur dhe motivoj deputetët ta votojnë atë.

Votimi në parlamentin grek do të bëhet të enjtën./Indeksonline/