Marrëveshja është arritur, Sergio Ramos pronar i klubit të famshëm spanjoll!
Sergio Ramos, në partneritet me një fond investimesh, është shumë pranë blerjes së klubit Sevilla FC.
Palët kanë arritur tashmë një marrëveshje verbale, ndërsa mbeten për t’u finalizuar vetëm detajet formale, shkruan Indeksonline
Nëse kjo marrëveshje realizohet, do të ishte një kthesë e jashtëzakonshme për klubin andaluzian, pasi një nga legjendat më të mëdha të Sevillas mund të rikthehet në “shtëpi”, këtë herë jo si lojtar, por si pronar.
Aktualisht nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga Sevilla FC apo nga vetë Sergio Ramos, por pritshmëritë janë të larta që ditët në vijim të sjellin më shumë qartësi rreth kësaj lëvizjeje që mund të ndryshojë të ardhmen e klubit./Indeksonline/
🚨 𝗕𝗥𝗘𝗔𝗞𝗜𝗡𝗚: Sergio Ramos has reached a VERBAL AGREEMENT to BUY SEVILLA!
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) January 25, 2026
— @La_SER pic.twitter.com/wZilL6fBlb

