16:05 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / C E

Marrëveshja është gati, Manchesteri paguan 100 milionë për Sanchon

Manchester United është shumë afër marrëveshjes me Borusia Dortmund për të transferuar Jodon Sancon.

Sipas “Fabrizio Romano” gjatë ditës së sotme ka pasur avancim të negociatave dhe shumë shpejt pritet të arrihet marrëveshja.

“Djajtë e Kuq” do të paguajnë 100 milionë euro për kartonin e 20 vjeçarit dhe bonuse në vlerë 20 milionë euro në varësi të paraqitjeve.

Bisedimet e Manchester United me BVB për Sancho tani janë në” fazë të përparuar. Man Utd gjithmonë dëshironte ta paguante duke përdorur ‘shtesa’ dhe ‘këste’ pas virusit“, ka thënë Romano.

Romano thotë se Sancho, i cili dëshiron të bashkohet me Djajtë e Kuqe, tani është duke pritur të shohë nëse të dy klubet do të arrijnë një marrëveshje. /IndeksOnline/