14:55 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

“Marrëveshja Kosovë-Serbi do të nënshkruhet në Shtëpinë e Bardhë”

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi i është drejtuar sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës rreth të arriturave 2018 të institucionit të cilin e drejton ai.

Ndër të tjera, ai ka folur rreth politikës së brendshme dhe asaj të jashtme.

“Lidershipi dhe qytetarët e Kosovës presin me padurim bekimin e kësaj marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, nën lidershipin tuaj president Trump”,ka thënë ai.

Sipas Thaçit, marrëveshja finale ndërmjet dy shteteve do t’i sjellë njohje nga Serbia dhe anëtarësim në OKB. /Indeksonline/