Marrëveshja që zvogëlon kolonat, Rama: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas me autobusë urban, udhëto drejt qendrës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nënshkruar bashkëpunim me qendrën “Prishtina Mall”, e cila në qendër ka planin për zvogëlimin e kolonave.
Sipas marrëveshjes, qytetarët mund të parkojnë veturat falas në Prishtina Mall, të marrin bileta falas për autobusët urban, dhe të nisen drejt qendrës së qytetit.
“Park & Ride po bëhet realitet në Prishtinë! Kryeqyteti dhe Prishtina Mall kanë nënshkruar bashkëpunimin për ta kthyer parkingun e Prishtina Mall pjesë të sistemit Park & Ride! Çfarë do të thotë kjo për qytetarët? * Parkoni veturën tuaj falas në Prishtina Mall🅿️ * Merrni biletë falas për autobusët urban 🎟️ * Udhëtoni lehtë e shpejtë drejt qendrës së Prishtinës 🚌”, ka shkruar Rama.