75 Mall Live Search
21:26 / E Premte, 10 Korrik 2026 / Gj Sh

Marrëveshja u duk e mbyllur, por dështoi: Ederson nuk transferohet te Manchester United

Transferimi i Ederson te Manchester United ka dështuar në fazën përfundimtare.

Mesfushori brazilian, i cili ishte shumë pranë kalimit në “Old Trafford”, nuk do t’i bashkohet skuadrës angleze pas kontrolleve shtesë mjekësore të kryera në Angli, shkruan IndeksOnline.

United ka vendosur të mos e transferoj 27-vjeçarin pas testeve shtesë.

Atalanta ka bërë të ditur se lojtari është plotësisht i gatshëm fizikisht dhe e ka mirëpritur rikthimin e tij në skuadër.

Ederson do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit italian, ku ka kontratë deri në qershor të vitit 2027, ndërsa e ardhmja e tij mbetet për t’u vendosur./IndeksOnline/