Marrin mbeturinat, lënë gjurmë rrugës, gjilanasit në hall me erën e keqe

Pastërtia e çdo qyteti e çdo lagjeje, është e rëndësisë së veçantë. Që qytetet tona të jenë të pastërta, e të mos ketë grumbullim të mbeturina, përkujdesen kompani të ndryshme të pastrimit të kontraktuara nga komunat përkatëse, shkruan IndeksOnline.
Mirëpo qytetarët e Gjilanit, përkatësisht të lagjes “Veleknica”, e cila është në dalje të këtij qyteti, po ankohen se kompania e pastrimit që operon në këtë pjesë, në vazhdimësi lë gjurmë në rrugë, nga rrjedhjet… e mbeturinave, duke shkaktuar kështu edhe aromë të keqe, e cila qëndron për kohë të gjatë.Në videon më poshtë, shihet se si e tërë rruga, është e shënuar me rrjedhën e lëngjëve nga mbeturinat nga kamioni që bartte ato. /IndeksOnline/