Marrja e pensioneve, krijohet tollovi në Prishtinë e Podujevë

Qindra pensionistë kanë pritur me orë përpara bankomateve të bankave, për të tërhequr pensionet.
Administrimi i shtesave të pensioneve ka bërë që pensionerët të shkaktojnë radhë të tëra, në pritje të tërheqjes së këtyre përfitimeve, raporton Indeksonline.
Tollovi janë rastisur në kryeqytet, Prishtinë, përpara bankës BPB.

E njëjta gjendje ka qenë edhe në qytetin e Podujevës.
Dhjetëra pensionerë janë rastisur duke pritur edhe përpara bankave Raiffeisen e BKT në qytetin llapjan.

