18:00 / E Mërkurë, 07 Qershor 2023 / AR

Marrja në pyetje ka përfunduar – çfarë ndodh nëse Princi Harry fiton gjyqin?

Princ Harry është duke u përballur në gjykatë kundër medias britanike “Mirror Group Newspaper”.

Kjo çështje u mbyll ditën e sotme, ku avokati I tij dha më shumë detaje.

“Princ Harry po përpiqet të vërtetojë se disa nga informacionet që gjenden në artikuj për të nuk janë aspak nga burime, por janë marrë nga përgjimi I bisedave telefonike. Gazet “Mirror Group” po përpiqet të dëshmojë se nuk janë përdorur metoda të paligjshme për marrjen e informacionet në artikuj”.

“Nëse gjykata do të zbulonte se telefoni nuk është hakuar nga gazetarët, a do të çliroheshit apo do të zhgënjeheshit” e pyeti avokati  gazetareve.

Djali I mbretet Charles lll tha se askush nuk do të donte që celulari I tyre të hakohej.

Çfarë ndodh nëse Princi Harry fiton në gjykatë?

Sipas raportimit të “Sky”, Princi Harry mund të marrë shpërblime “shumë të konsiderueshme” në rast të një fitoreje. “Kjo është një ngjarje vërtet historike pasi anëtarët mbretërorë preferojnë të mos përfshihen në mosmarrëveshje ligjore,” tha Steven Heffner, një avokat kryesor i medias dhe privatësisë. “Nëse ai fiton, shpërblimet do të jenë shumë të larta./Indeksonline/