09:59 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mars dhe Snickers së shpejti sjellin çokollatat “e shëndetshme” me 40 % më pak sheqer

Dy nga çokollatat më të njohura Mars dhe Snickers pritet të lansohen nga janari i vitit të ardhshëm me një përmbajtje më të shëndetshme.

Sipas njoftimeve të Britanisë së Madhe, këto dy brende do përmbajnë 40 për qind më pak sheqer sesa origjinali dhe do vijnë në tregun e Britanisë nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Që të dy çokollatat do përmbajnë 10 gram proteina.

kjo po bëhet pas kampanjave të shumta për t’u kujdesur për shëndetin dhe dëmet që po i sjellin çokollatat dhe pijet e ndryshme të gazuara shëndetit të njeriut për shkak të përmbajtjes së madhe të sheqerit./Indeksonline/