75 Mall Live Search
07:56 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / G T

Marseille heq dorë lehtë nga Zhegrova, e ka në synim lojtarin e Real Madridit

Skuadra e Marseille duket se ka hequr dorë nga një transferim i mundshëm i Edon Zhegrovës gjatë afatit kalimtar të verës.

Zhegrova dhe Marseille ishin afër marrëveshjes, por duket se tashmë po dështon – sepse lojtari kosovar preferon Juventusin, shkruan Indeksonline

Nga ana tjetër, ekipi nga Ligue 1 ka hequr dorë shumë lehtë nga Zhegrova – pasi tani janë futur në bisedime me yllin e Real Madridit, Dani Ceballos.

Përveç mesfushorit spanjoll, Marseille kërkone dhe lojtarin Hamed Traore./Indeksonline/