Marseille inspirohet nga Reali, kërcënon me largim nga Ligue 1

Gjiganti francez, Marseille pësuan një humbje bindëse nga Auxerre në Ligue 1.
Por kjo humbje duket se ka nevrikosur trajnerin De Zerbi si dhe drejtuesit e skuadrës, të cilët thonë se u dëmtuan nga referimi skandaloz në këtë ndeshje, me lojtarin e Marseille, Cornelius që u ndëshkua me karton të kuq.
Madje italiani, kishte thënë se nuk do të menaxhonte kurrë në Francë, për shkak të kësaj gjëje.
Të njëjtën gjë është duke bërë edhe Real Madridi në La Liga, të cilët kanë akuzuar referët për “dëmtim ndaj tyre”, pas asaj ndeshje ndaj Osasunës.
Marseille kishte shprehur shqetësime për emërimin e Stinat për përplasjen e tyre me Auxerre si rezultat. Pas ndeshjes, presidenti i klubit Longoria u citua të thoshte nga La Provence : “Gjithçka është organizuar. Është planifikuar, është e manipuluar.
“Ka një penallti për Merlinin, katër arbitra evropianë më kanë thënë me mesazh, dhe gjëja më skandaloze është kartoni i kuq për Cornelius. Nëse Superliga vjen të na shohë, ne do të shkojmë menjëherë”, u shpreh presidenti i Marseille.
Marseille, u mposht nga Auxerre me rezultat 3-0 dhe mbetet në pozitën e 2-të në tabelë, ku tashmë janë 13 pikë larg liderit, PSG./IndeksOnline/