Marseille nis bisedimet me Zhegrovën

Gjiganti francez, Olympique Marseille ka nisur bisedimet me Edon Zhegrovën.
Siç raporton Fabrizio Romano, bisedimet mes të dyja palëve kanë filluar me Marseillen që dëshiron të përforcohet në krahun e sulmit.
Zhegrova, kishte pasur interesim edhe nga skuadra të mëdha si Napoli dhe Fenerbahçe, por që nuk ishte arritur ndonjë marrëveshje.
Sezonin e kaluar, Zhegrova bëri 21 paraqitje me Lillen ku shënoi 8 gola dhe 2 asiste, por sezoni i tij kishte përfunduar më herët seç pritej shkaku i një lëndimi që kishte pësuar./IndeksOnline/