Marseille nis bisedimet për rikthimin e Pierre-Emerick Aubameyang

Olympique Marseille ka nisur bisedimet për rikthimin e Pierre-Emerick Aubameyang në skuadër.
Sulmuesi nga Gaboni u largua vitin e kaluar nga skuadra franceze, për një avanturë te skuadra arabe, Al Qadsiah, shkruan IndeksOnline.
Marseille është duke diskutuar detajet financiare të marrëveshjes dyvjeçare me 36-vjeçarin.
Po ashtu sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Al Qadsiah tashmë ka dhënë dritën jeshile për ndërprerjen e kontratës.
Aubameyang sezonin e kaluar shënoi 21 gola dhe bëri 3 asiste me skuadrën arabe./IndeksOnline/