Marseille s’ndalet në merkato, transferon vëllanë e yllit të Arsenalit
Marseille nuk po e ka ndërmend të ndalet me transferime.
Pas Nwanerit, ata arritln marrëveshje me lojtarin e Feyenoordit, Quinten Timber.
Shuma e transferimit është rreth 4.5 milionë euro plus shtesa të vështira, pasi Timber ka rënë dakord për të gjitha kushtet me Marseille, duke zgjedhur klubin francez para 3 ofertave të tjera.
Vlen të theksohet se Quinten është vëllau binjak i yllit të Arsenalit, Jurriën.
Timber, është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Feyenoordit, ku ka arritur të fitoj titullin e Eredivisies dhe kupën në Holandë./IndeksOnline/

