75 Mall Live Search
11:31 / E Premte, 15 Gusht 2025 / G T

Marseille vendos në shitje sulmuesin Rowe për t’ia liruar një vend Zhegrovës?

Skuadra e Marseille duket se e ka ndërmend ta transferojë sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

Siç raporton L’Equipe, skuadra nga Franca tashmë e ka vendosur në shitje sulmuesin anglez, Jonathan Rowe, shkruan Indeksonline

Shitja e mundëshme e 22-vjeçarit lidhet me transferimin e mundshëm të Edon Zhegrovës.

Ligji për të pasur lojtarë të huaj në skuadër, e detyron ekipin nga Ligue 1 të largojë një futbollist.

Kujtojmë që Edon Zhegrova është ende në kërkim të klubit të ri. Dhe tashmë Marseille është në “pole position” për t’i siguruar shërbimet e tij./Indeksonline/