14:04 / E Premte, 30 Qershor 2023 / S Z

Marsejë ndalon demonstratat, rritet numri i të arrestuarve

Qyteti i dytë më i madh në Francë, Marsejë, i ka ndaluar demonstratat publike pas protestës së mbrëmshme.

Autoritetet lokale bënë të ditur se i gjithë transporti publik do të ndalet nga ora 19:00, teksa një takim urgjent i presidentit francez Emmanuel Macron me kryeministren Elisabeth Borne dhe ministrat e qeverisë ka nisur.

E, ministria e Brendshme franceze ka bërë të ditur se numri i personave të arrestuar pas trazirave të mbrëmshme është rritur në 875, shkruan BBC.

Kurse, Macron ka bërë të ditur se deri më tani 492 ndërtesa janë dëmtuar, janë djegur mbi 2 mijë vetura ndërsa janë ndezur mbi 3 mijë e 900 zjarre.

Protestat në të gjithë Francën vijnë pasi policia vrau një 17-vjeçar i cili refuzoi të ndalej për një kontroll policor.