75 Mall Live Search
08:52 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Marsh kundër financimit të subjekteve politike

Organizatat e shoqërisë civile mbajnë Marshin e Refuzimit, i cili do të zhvillohet në kundërshtim të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike.

Marshi do të nis nga sheshi “Skënderbeu”, dhe do të vazhdojë me ndalje te shkurtra në selitë e gjashtë partive më të mëdha parlamentare. Itinerarin e gjeni të bashkëngjitur në këtë ftesë.

Marshi nis ( e hënë, 17 qershor 2019) në ora 10:00, nga Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të fushatës së 100 organizatave të shoqërisë civile, për kundërshtimin e miratimit të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike, i cili është në kundërshtim me frymën kushtetuese, cenon standardet ndërkombëtare për financimin e partive politike, e në veçanti rekomandimet e Komisionit të Venedikut.