10:27 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Marsh protestues kundër racizmit

Aktivistë kundër racizmit janë mbledhur për të marshuar.

Pas protestës kundër vrasjes institucionale, të mbajtur te stacioni policor në Fushë Kosovë, po protestojnë për të kërkuar përgjegjësi para Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Ata vlerësojnë se një djalë 12 vjeçar nga Fushë Kosova u vra si pasojë e neglizhencës së Policisë, e bashkëfajtore është edhe Prokuroria.

“Ne kërkojmë shkarkimin e prokurorit i cili nuk ka marrë asnjë hap që ta parandalojë vrasjen e djalit 12 vjeçar”, thuhet në njoftimin e tyre.

Marshi protestues fillon nga otra 12:00 në Sheshin “Skënderbeu” për të vazhduar me tej deri tek Këshilli Prokurorial i Kosovës./