13:03 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Marshi “Një popull për drejtësi”, nëpërmjet fotografive

Sot u bën tre vjet që nga dita kur nga jeta u nda aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Dehari humbi jetën përderisa ishte në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Edhe pse kaluan tre vjet, vdekja e Deharit ende nuk është qartësuar si duhet, raporton Indeksonlne.

Në këtë trevjetor, në sheshin “Skenderbeu”, në Prishtinë, është mbajtur një marsh me moton: “Një popull për drejtësi”, raporton Indeksonline.

Të pranishëm në këtë marsh ishin familjarë, miq, ish-kolegë të Deharit, e shumë figura politike.

Qytetarë të shumtë iu bashkuan këtij marshi, duke shpresuar që drejtësia të zbardhë njëherë e mirë rastin e Deharit dhe se si ndërroi jetë ai./Indeksonline/