12:28 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Marshi protestues për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, i pranishëm edhe ambasadori O’Connell

Shumë qytetarë janë mbledhur baskhë sot në sheshet e Prishtinës në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Marshi protestues është organizuar nga organizatat që përfaqësojnë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Përpos familjarëve, të pranishëm në këtë marsh protestues janë edhe Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell, ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, deputetja Mimoza-Kusari Lila si dhe shumë përfaqësuese të organizatave për të mbijetuarit e dhunës seksuale nga lufta në Kosovë./Indeksonline/