75 Mall Live Search
13:47 / E Shtunë, 02 Prill 2022 / MSH

Marshohet në Ditën Botërore të Autizmit

Në Ditën Botërore të Autizimit është duke u organizuar marshi me qëllim të ngritjes së vetëdijes për çrregullimin e spektrit të autizmit me moton “Ec me mua, çdo hap numërohet”.

Këtij marshi po i prin presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila u shoqërua edhe nga i pari i kryeqytetit, Perparim Rama.

Krerët institucionalë, shoqatat dhe familjarët e personave me autizëm bashkë me qytetarë të tjerë do të marshojnë nga sheshi “Skënderbeu” deri në sheshin “Zahir Pajaziti”.