75 Mall Live Search
20:24 / E Hënë, 30 Qershor 2025 / Burim

Marta Kos lajmërohet nga Shkupi, nesër takon liderët e Ballkanit Perëndimor, Kurti e Vuçiq do të jenë aty

Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka treguar se nesër në Shkup do të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Ajo tha se plani është përmirësimi i jetës në gjithë rajonin.

“Mezi pres të jem në Shkup për takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor”, tha ajo, teksa falënderoi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Mickoski për organizimin e samitit.

“Plani ynë i Rritjes tashmë po përmirëson jetën në të gjithë rajonin, por ne mund të bëjmë më shumë! Nesër do të ketë të bëjë me ofrimin e më shumë dhe më shpejt”, tha ajo.