07:09 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Martesa e blogeres më të pasur në botë me reperin Fedez

Italiania Chiara Ferragni është martuar në qytezën Noto të Sicilisë me reperin Fedez. Pos familjarëve, miqve dhe personaliteteve zyrtare, në dasmën e tyre ishte i pranishëm edhe djali i tyre gjashtëmuajsh, Leo.

Chiara, nga një studente e të Drejtës Ndërkombëtare, është shndërruar në një blogere shumë të suksesshme të modës.

Biondja e famshme, blogun “The Blonde Salad” e kishte konceptuar si një përmbledhje udhëpërshkrimesh që i realizonte gjatë qëndrimit në Amerikë për ta perfeksionuar gjuhën angleze.

Ndërsa me kalimin e kohës, blogu iu dedikua vetëm modës. Brenda muaji, blogu i saj ka miliona vizitorë, ndërsa ajo ka fituar shumë çmime duke u konsideruar si një prej figurave më me ndikim në botën e modës.

Në dasmën e saj, Chiara kishte veshur fustanin e nusërisë të dizajnuar nga drejtoresha kreative e Diorit, Maria Grazia Chiuri.

Gazeta britanike Standard shkruan se dasma ka qenë tejet ekstravagante, aq sa nusen dhe dhëndrin i kanë pritur njerëzit në rrugë për t’i përshëndetur.

Ferragni akoma nuk i ka përfunduar studimet në Juridik, ndërsa nga hobi i saj ka ndërtuar një biznes i cili i sjell përfitime prej tetë milionë eurosh në vit.

Thonë që ajo ka ndikim më të madh se Vogue, ndërsa ka qenë blogerja e parë që ka dalë në ballinën e revistës së famshme të modës.

Deri më tani ka bashkëpunuar me Dior, Louis Vuitton, Max Mara, Chanel, Gucci dhe brendet tjera prestigjioze

Se sa ndikim ka ajo tregon edhe fakti se fenomenin e ‘Chiara Ferragni’ e kanë hulumtuar edhe studentët e Harvardit, ndërsa revista Forbes e ka përfshirë në mesin e 30 femrave më të pasura deri në moshën 30 vjeçare.