12:41 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Martesa e çuditshme, i fton mysafirët të paguajnë vendin e tyre!

Ju ndoshta nuk keni parasysh shpenzimet për një festival apo ngjarje të madhe, por çfarë do të bënit nëse do të ftoheshit në një martesë të dikujt dhe do t’u kërkohej të paguani për të qenë atje?

Kjo është ajo që bëri një nuse.

Një prej mysafirëve, saktësisht kunata e saj tha se iu kërkua të paguante 180 dollarë për të siguruar një vend në dasmë, për të, bashkëshortin e saj dhe fëmijën.

Nusja përfshinte edhe detajet e saj bankare, kështu që mysafirët mund të paguajnë përmes kartelave.

“Ditët e fundit na erdhën ftesat dhe unë e burri im ishin tronditur kur shihnim edhe detajet e bankës për të paguar dhe për të siguruar vendin tonë në dasmë”, ka thënë ajo./Indeksonline/