Martesa e krijuar nga VV, Albani rrëfen njohjen me Albulenën

Jo rrallëherë ndodh që vendi i punës mund të krijojë lidhje dashurie që fatmirësisht përfundojnë me martesë.
Një martesë duket se e ka krijuar Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Indeksonline.
Gjatë një rrëfimi në ATV, kandidati për kryetar të Malishevës nga VV Alban Krasniqi, pohoi se pikërisht kjo parti e takoi me tashmë ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.
“Para zgjedhjeve të pa të cilat Lëvizja Vetëvendosje pat hyrë atëherë në 2010, aty jemi takuar, kemi punuar bashkërisht në një grup të juristëve që patën ngritur aso kohe dhe unë e koordinoja pjesën e të themi adresimit të çështjeve juridike në raport me shkeljet që u bojshin aso kohe gjatë procesit zgjedhor dhe aty ka filluar komunikimi të dy si aktivist kuptohet dhe pastaj ka vazhduar çdo herë e më shumë që jemi parë e që kemi punuar bashkë, kemi filluar ta duam njëri-tjetrin më shumë, pra, ka renë në njëfarë mënyrë Lëvizja dhe aktivizmi ajo që na ka bërë bashkë dhe sot jemi bashkë” përfundoi ai./Indeksonline/