Martesa e Nihanit në krizë? Zënka e çiftit përfundon në të gjitha mediat turke (Foto)
Aktorja e njohur e “Kara Sevda”, Neslihan Atagul ka tashmë një vit e gjysmë e martuar me Kadir Dogulu.
Së fundmi, ata janë diskutuar në të gjitha mediet në Turqi për shkak të një zënke mes tyre.
Shkruhet se shkak për ketë është bërë aktori i cili ka festuar gjithë natën me miqtë e tij duke vajtur nga një klub nate në një tjetër. Këtë gjë nuk e ka pritur aspak mirë Neslihan e cila ka qëndruar e vetme në shtëpi derisa Kadir është kthyer.
Që pas “Kara Sevda”, Neslihan nuk ka ardhur ende në ekran por pritet së shpejti në një serial të ri në krah të Ilker Kaleli.
