20:13 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Martesa jo vetëm që ia ndryshoi statusin, por edhe e zbukuroi Hana Shehun (Foto)

Këtë muaj moderatorja dhe modelja Hana Shehu kurorëzoi dashurinë me të fejuarin e saj Shkumbin Nokën. Çifti edhe pse jetojnë në SHBA dasmën e mbajtën në Prishtinës me mysafirë të shumtë, në mesin e tyre edhe personalitete të shquara nga vendi, shkruan Indeksonline.


Çifti muajin e mjaltit e kaluan në Monako të Francës, nga dhe na sollën shpesh imazhe përrallore. Ndërsa Hana menjëherë pas këtyre ditëve iu rikthye punës së saj, ajo ka realizuar një fotosesion, ku ajo shfaqet me një pamje krejt ndryshe.

Modelja përveç që mori mbiemrin e bashkëshortit të saj, ajo pas martesës ndryshoi edhe dukjen. Hana na shfaqet me baluke, të cilat po i shkojnë jashtëzakonisht shumë./Indeksonline/