Martesa në shtator, por Selena e Benny paskan plane edhe më të mëdha

Ndërsa Selena Gomez dhe Benny Blanco vazhdojnë të mbajnë të fshehta planet e tyre për martesë, producenti muzikor ka ndarë hapur dëshirat e tij për të ardhmen. Në një intervistë për InStyle, ai u shpreh se ëndërron të bëhet baba dhe se fëmijët janë pjesë e vizionit të tij për një jetë familjare të lumtur.
“I dashuroj fëmijët; më pëlqen të jem xhaxha. Dua të bëhem baba, nëse Zoti do. Thjesht ëndërroj dhe lutem çdo ditë,” tha Blanco, duke shtuar se për të, prindërimi bazohet tek dashuria, durimi dhe përkujdesja.
Në një tjetër intervistë për Harper’s Bazaar, ai tregoi filozofinë e tij për rritjen e fëmijëve: “Lejojeni gjithmonë fëmijën të eksplorojë. Duajeni pa kushte. Mësojeni si të kujdeset për veten, të respektojë të tjerët dhe mbi të gjitha të dashurojë.”
Blanco pranoi se jeta e tij personale, përfshirë marrëdhënia me Gomez, është një burim i madh frymëzimi për muzikën e tij. Megjithatë, ai sqaroi se jo çdo tekst lidhet drejtpërdrejt me të fejuarën: “Selena e bën shumë të lehtë të shkruash këngë për të sepse është më e mira. Por jo çdo këngë është për të – ndonjëherë ato lidhen me marrëdhënien time me nënën time.”
Çifti, i cili ka zgjedhur të mbajë jetën private larg syrit publik, duket se po ndërton bazat për një të ardhme të qetë dhe të lumtur së bashku.